Home / Kryesoret / Gostivar, mosmbajtja e pajisjeve mbrojtëse gjatë procesit të punës shkakton 19 fatkeqësi

Gostivar, mosmbajtja e pajisjeve mbrojtëse gjatë procesit të punës shkakton 19 fatkeqësi

Vitin e kaluar në rajonin e Gostivarit ka pasur 19 raste të fatkeqësisë në punë. Ky fenomen paraqitet shqetësues edhe nga vitet e kaluara, Transmeton Televizioni KOHA.

Vetëm gjatë vitit 2014, në regjionin e Gostivarit pati 37 raste të tilla dhe në dy raste epilogu ishte tragjik dhe punëtorët ndërruan jetë në vendngjarje. Nga inspektorati i punës, njësia në Gostivar, shprehen të vetëdijshëm për këtë fenomen, duke shtuar se nga rëndësia e këtij fenomeni dhe nga zhvillimi i kuadrit ligjor rregullator për ketë fushë në Maqedoni, sipas standardeve të BE-së, institucionet kanë marrë përsipër të zhvillojë vlerësimin e rrezikut, për secilën kategori ndërmarrje apo biznesi, si dhe të realizojë me metoda bashkëkohore kurset e trajnimit profesional, për parandalimin, kundërpërgjigjen dhe mirë-administrimin e situatave të emergjencës në vendin e punës. Referuar këtyre ndryshimeve ligjore, parashikohen edhe kurse të trajnimit, që kanë për bazë respektimin e rregullave mbi sigurinë teknike dhe shëndetin e punonjësve në ambientet e punës.

Në shumicën e rasteve, punonjësit në ndërtimtari janë pa sigurim dhe punojnë në të zezë. Problem tjetër në këtë drejtim, vërehet edhe mungesa e angazhimit nga ana e organizatës sindikaliste, e cila duhet të jep përkushtim më të madh në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë në punë.

Nga njësia rajonale Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Gostivar, thonë se me ndryshimet më të reja ligjore punëdhënësi do të duhet të përgatisë deklaratë për siguri për çdo vend pune, të mundësojë që një përfaqësues i të punësuarve dhe kryetari i organizatës sindikaliste të marrë pjesë në përcaktimin e mangësive dhe përmirësimin e kushteve për punë, si dhe t’i konsultojë gjatë furnizimit të pajisjes së punës apo vendosjen e një teknologjie të re në punë. Ndër të tjerash, përfaqësuesi i punëtorëve do të ketë të drejtë së paku dy herë në vit t’i vizitojë vendet e punës për shkak të shqyrtimit të gjendjes për siguri gjatë punës.

Në Maqedoni vitin e kaluar u shënua ulje e numrit të rasteve të vdekjes dhe lëndimeve në vendin e punës që tregon se është ngritur niveli për sigurimin e vendeve të punës. Megjithatë, bujqësia, ndërtimtaria, xehetaria dhe transporti mbeten sektorë në të cilat janë regjistruar numri më i madh I shkeljeve dhe fatkeqësive në vendin e punës.

Arsyet më të shpeshta për fatkeqësitë e ndodhura në vend të punës, përmenden pakujdesia gjatë punës por edhe moszbatimi i normave dhe standardeve si dhe mosmbajtje e pajisjeve mbrojtëse gjatë procesit të punës. Për pasojë, punonjësit e angazhuar kryesisht në ndërtimtari kanë pësuar lëndime trupore dhe në dy raste kanë gjetur edhe vdekjen.

Në botë çdo 15 sekonda rreth 160 punëtorë përjetojnë fatkeqësi në vendin e punës. Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare të punës, në vit 317 milionë fatkeqësi ndodhin në punë, ndërsa shumë prej tyre rezultojnë me mungesa të vazhduara nga puna. Analizat tregojnë se praktikat e varfra për siguri dhe shëndet gjatë punës jo vetëm që negativisht reflektohen mbi shëndetin e punëtorit, por edhe shpenzimet ekonomike janë katër për qind të bruto prodhimit vendor global vjetor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *