Home / Lajme / Rajon / Greqi, refugjati i vë flakën vetes. I ishte refuzuar azili

Greqi, refugjati i vë flakën vetes. I ishte refuzuar azili

Pamjet e publikuara orët e fundit në rrjetet sociale, që pasqyrojnë çastin kur një refugjat sirian në ishullin grek të Hios përpiqet t’i vërë zjarrin vetes shkaktojnë shok.

Duke protestuar për izolimin e tij në këtë ishull dhe mosaprovimin e kërkesës për azil, ai ka hedhur mbi rrobat e tij lëndë djegëse dhe kërcënon se do të vetëdigjet.

Një prej policëve, që largon refugjatët e tjerë që ndiqnin këtë skenë, përfiton nga një moment kur ai nuk e kishte mendjen dhe përpiqet t’i marrë çakmakun, por nuk ia arrin dhe të dy mbulohen nga flakët.

Pamjet më pas tregojnë refugjatin që vrapon në drejtime të ndryshme duke u djegur, ndërsa shumë të pranishëm përpiqen ta ndalojnë dhe t’i shuajnë flakët.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *