Home / Lajme / Kronika e zezë / Gruaja shpallet e vdekur dhe digjet për së gjalli

Gruaja shpallet e vdekur dhe digjet për së gjalli

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Indi.

Një 24 – vjeçare u dogj për së gjalli në turrën e druve, disa orë pasi mjekët e shpallën atë të vdekur.

Këta të fundi thanë se Rachna Sisodia vdiq nga infeksioni në mushkëri, në spitalin Sharda në Greater Noida, të Indisë.

Bashkëshorti saj Devesh Chaudhary, 23 – vjeç, e mori trupin e Rachna rreth orës 01:27 të natës dhe udhëtoi drejt vendit ku do të bëhej varrimi, me kremim, në një zonë 2 orë larg. Ceremonia e djegies së trupit nisi në 8 të mëngjesit.

Por gjatë kësaj kohe, dikush e tërhoqi trupin e 24 – vjeçares nga turra e druve, pasi besonte se ajo ishte ende gjallë.

Ajo mësohet se nuk shfaqi shenja jetë më pas, por një ekzaminim post – mortum tregoi grimca të djegura në laring dhe mushkëri, të cilat sipas policisë, nuk do të ishin prezente nëse e reja nuk do të kishte qenë duke marrë frymë.

Dy mjekë të cilët po punojnë bashkë për rastin në fjalë thanë se shkaku i vdekjes nuk ishte infeksioni në mushkëri, por në fakt është shoku i të djegurit për së gjalli./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Studentja shqiptare u përplas për vdekje nga një makinë në Itali, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ditën e sotme, mediat italiane kanë bërë publike pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *