Home / Kryesoret / Gruevski ka plan për bllokimin e Kuvendit

Gruevski ka plan për bllokimin e Kuvendit

Pavarësisht arritjes së marrëveshjes që kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të jetë nga radhët e VMRO DPMNE-së, analistët Naser Zyberi dhe Temellko Ristevski nuk presin që partia e Nikolla Gruevskit të heqë dorë nga bllokimi i seancës konstituive. VMRO-ja sipas Ziberit bën gjithçka që të pengojë vazhdimin e mandatit të Speciales me qëllim që mos të ballafaqohen me drejtësinë.

A do ta respektoj Veljanovski këtë mënyrë të udhëheqjes së seancës plenare dhe konstituimin e komisionit për emërime, nuk mund të konfirmohet as demantohet nga shkaku se ky person është pjesë e garniturës udhëheqëse të VMRO – DPMNE-së që nuk respekton as Kushtetutë, as Ligj për Parlament, as Rregullore për punën e parlamentit, dhe prandaj mbetet situatë tërësisht e panjohur. VMRO – DPMNE-ja do të fitonte hapësire të mjaftueshme që të vazhdojë kontrollin që ka ndaj Gjyqësorit dhe ta pamundësojë punën efektive të Prokurorisë Speciale me proceset të cilat i paraqet para gjykatave, sepse këto gjykata janë tërësisht të kapura nga VMRO – DPMNE-ja dhe e bëjnë jo efektive punën e Speciales – tha analisti për Alsat-M, Naser Ziberi.

Temellko Ristevski thotë se nga frika që Gruevski ka prej Speciales do të bllokojë vazhdimin e seancës konstituive.

Është e dukshme se VMRO – DPMNE-ja ka ndërmend të stërzgjat punën dhe përfundimin e seancës konstituive dhe zgjedhjen e qeverisë, për shkak se frikësohet prej Speciales. Nëse Kuvendi konstituohet dhe zgjidhet qeveria e re, bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Speciales, kuptohet se do të përmirësohet, sepse deri tani gati se nuk kishim diçka të tillë – tha profesori Temellko Ristevski.

Sipas Ristevskit me kalimin e VMRO DPMNE-së në opozitë përfundimisht Gjykatat do të lirohen nga kthetrat e partisë së Gruevskit dhe të fillojnë t’i procedojnë lëndët e Speciales.(Alsat-M)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *