Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski për HRT: Lëvizja Besa konfirmon se Deklarata është bërë në Shqipëri

Gruevski për HRT: Lëvizja Besa konfirmon se Deklarata është bërë në Shqipëri

Lideri i VMRO-DPMNE-së, në një intervstë për televizionin shtetëror kroat HRT1, ka insistuar edhe një here se partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë krijuar një platformë të nxitur nga Shqipëria, e cila është jokushtetuese dhe si e tillë duhet të hidhet poshtë, transmeton Gazeta Express.

”Platforma e partive shqiptare është jo Kushtetuese pasi përmban kushte që i ka thurur një shtet tjetër nën mbështetjen e një kryeministri i shtetit tjetër, Edi Rama. Kjo dje është vërtetuar edhe nga një parti pjesmarrëse në këtë deklaratë, Lëvizja Besa e cila thotë se e gjithë idea dhe gjithë platforma ka qenë nën mbikëqyrje nga një shtet tjetër, Republika e Shqipërisë.” tha ish-kryeministri Nikolla Gruevski për televizionin shtetëror kroat HRT1

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *