Home / Kryesoret / Gruevski për mediat kroate: Nuk do të ketë qeveri që formohet në Tiranë

Gruevski për mediat kroate: Nuk do të ketë qeveri që formohet në Tiranë

Ish-kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka ritheksuar qëndrimet e tija të forta se ai nuk do të lejojë që LSDM dhe partitë shqiptare të formojnë qeverinë duke vendosur pikat e platformës shqiptare të 7 janarit, transmeton Gazeta Express.

Gruevski në një intervistë për të përditshmen kroate, Jutarnj List, ka thënë se “nuk do të pranojmë ide dhe propozime të cilat do të rrezikonin identitetin nacional të Maqedonisë, popullit maqedonas dhe gjuhës sonë”.
“Kam një vërtetim të qartë se platforma e shqiptarëve, e cila i bashkoi LSDM-në dhe partitë shqiptare, është bërë në Tiranë,” ka thënë Gruevski.
Gruevski po përdorë faktin e nënshkrimit të platformës nga BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë, si shkas për të kundërshtuar formimin e qeverisë së re nga Zoran Zaev i LSDM-së.

Deklarata në fjalë kërkon më shumë të drejta për shqiptarët, sidomos zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe.
Gruevski deri më tash ka dy akuza për të cilat ai po hetohet nga Prokuroria Publike Speciale (PSP).

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *