Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski po fut në sherr partitë shqiptare: Platformën e hartoi Edi Rama

Gruevski po fut në sherr partitë shqiptare: Platformën e hartoi Edi Rama

Ndërkohë që Maqedonia po kalon një krizë të madhe pasi presidenti Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaevit për shkak se ky i fundit mbështet Platformënshqiptare, nga ana tjetër, VMRO-ja ka thënë se Platformën e hartoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Ajo që ndodh tani në Maqedoni është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, shkohet drejt shtetit binacional, anashkalohen bashkësit e tjera etnike në Maqedoni, siç janë turqit, romët, sërbët, boshnjakët vllasët pse jo edhe kroatët, kështu të gjithë vendosen në një pozicion anësor, kurse favorizohet vetëm njëra bashkësi etnike.

Favorizohet bashkësia etnike shqiptare edhe atë bëhet në mënyrë kundërkushtetuese. Bëhet pa u paralajmëruar në zgjedhje.

Me platforme të nënshkruar në shtet tjetër, nën përkujdesjen e një kryeministri tjetër, kryeministrit Edi Rama, qe edhe u vertetua dje nga njëra nga partitë që ka marrë pjesë atje, partia BESA e cila publikisht tha se e gjithë ideja dhe hartimi i platformës ishte nën përkujdesjen e shtetit shqiptar.”, ka thënë Gruevski.

Ndërsa sipas “Almakos”, Ali Ahmeti ka qenë i pari që zbuloi detaje për platformën.

“Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. Kam bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama.

Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre.

Unë e kam bërë këtë përpjekje se, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë po ashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare“, ka thënë Ali Ahmeti.

Por kujtojmë se kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe përfaqësues të tjerë të partive politike shqiptareMaqedoni, kanë thënë dhe e kanë sqaruar shumë herë vendin e tyre dhe politikanët maqedonas se Platforma Shqiptare u hartua në Shkup. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *