Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski sot nuk u përball me PSP-në

Gruevski sot nuk u përball me PSP-në

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot nuk është paraqitur para PSP-së për lëndën ”Shuplakat në Komunën Qendër në Shkup”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e radhës është caktuar për 3 maj.

Bëhet fjalë për rastin kur ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Mile Janakieski bisedonin në telefon për të shkaktuar përplasje në mbledhjen e këshillit të Komunës Qendër dhe porositën që protestuesit t’i bien në shuplakë Andrej Zhernovskit, kryetar i Komunës Qendër. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *