Home / Kryesoret / GRUPÇIN, RRUGA E DËMTUAR TMERR PËR VOZITËSIT – (VIDEO)

GRUPÇIN, RRUGA E DËMTUAR TMERR PËR VOZITËSIT – (VIDEO)

Rruga regjionale Tetovë – Shkup, që njihet edhe si rruga e vjetër që lidhte këta dy qytete, në shumë pjesë të saj është dukshëm e  dëmtuar.  Situata më keq është në pjesën në territorin e komunës së Zhelinës, gjegjësisht në fshatin Grupçin.Kalimi në këtë rrugë në këtë pjesë është një tmerr i vërtetë.Krahas kësaj poashtu në rrugën që kalon pranë fshatit Grupçin ende ka pllaka të cilët janë shtruar që në vitete e periudhës së komunizmit dhe të njejtat kanë ngelur si relikt i së shkuarës.

Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi thotë se rruga është mjaft e dëmtuar dhe ka dërguar edhe shkresë tek Ndëmarrja Publike Rrugët e Maqedonisë por deri më tash përgjigje nuk kemi marrë.

“Është e vërtetë se në pjesën që i takon komunës së Zhelinës rruga regjionale është shumë e dëmtuar.Vitin e kaluar kemi ndërtuar një kanalizim atmosferik. Disa herë e kemi pastruar anash rrugën, poashtu kemi ndërtuar edhe kanal në vendin ku lidhet rruga regjioanle dhe autostrada, por kjo rrugë është shumë e dëmtuar dhe duhet një investim serioz. Ne kemi bërë shkresë edhe thirrje deri tek ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë, që këtë rregullim ta bëjë.Kanë hedhur pak rërë para disa ditëve dhe më tutje nuk është bërë asgjë.Përgjigje deri tash nuk kemi”, deklaroi Izairi, transmeton Televizioni Koha.

Izairi për Televizionin Koha tha se krahas kësaj pjese, poashtu mjaft e dëmtuar kjo rrugë është edhe në afërsi të fshatit Rogle, thotë kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi.

“Në pjesën afër fshatit Rogle ka edhe rrëshqiytje të dheut dhe të gurrëzve që është rrezik, mund të dmëtohet ndonjë këmbësorë apo veturë, edhe për atë pjesë kemi reaguar.Ne disa herë kemi intervenuar, edhe ata si dnërmarrje kanë intervenuar por nuk ka diçka serioze”, shprehet Izairi, transmeton Televizioni Koha.

Nga ndërmarrja Publike shtetërore Rrugët e Maqedonisë për Televizionin Koha thonë se në fund të këtij muaji por edhe në fillim të muajit të ardhshëm do të fillohet të asfaltohet kjo rrugë.

“Po ne që disa herë kemi intervenuar por aty problem ka qenë një kanal I cili është zënë dhe uji ka dalur në sipërfaqe prandaj edhe invervenimi gjithnjë ka qenë I vështirë sepse ka gjithmonë ujë. Ne kemi bërë disa parapërgatitje dhe në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm do të bëjmë asfaltimin  kësaj rruge në një gjatësi prej 1 kilometër”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu, transmeton Televizioni Koha.

Ai nënvizon se bashkërisht me komunën kanë rregulluar një kanal atmosferik por i njejti është mbyllur dhe tani ujë del në sipërfaqe që vështirëson punën.

“Derisa nuk rregullohet çështja e kanalit të ujrave atmosferik është e kotë nëse ne bëjmë  asfaltimin  sepse sërish mënjëherë do të dëmtohet asfalti.Prandaj jemi duke bërë përpjekje që të rregullojmë punëne këtyre ujrave atmosferik që kur të realizohet asfaltimi atëherë të mos kemi probleme në të ardhmen”, thotë Kadriu, transmeton Televizioni Koha.

Mirëpo krahas kësaj kjo rrugë edhe në pjesë tjera është mjafte dëmtuar pasi që edhe frekuentimi është i madh i automjeteve të cilët nuk shfrytëzojnë autostradën Tetovë-Shkup për shkak të çmimit të lartë të pagesës rrugore sidomos ata që lëvizin çdo ditë për në Shkup. Me ndërtimin e autostradës Tetpvë-Shkup në rrugën e vjetër pothuajse kanë munguar vazhdimisht investimet në rekostruimin e së njejtës edhe pse shumë banorë të fshatrave të komunës së Zhelinës e shfrytëzojnë të njejtën si për të udhëtuar në Tetovë apo për në Shkup. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *