Home / Kryesoret / Hahn godet liderët e rajonit: Duan të mbesin gjatë në pushtet

Hahn godet liderët e rajonit: Duan të mbesin gjatë në pushtet

Eurokomisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn në një intervistë për “DW” ka thënë se liderët e rajonit duan të mbesin gjatë në pushtet.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, bashkësinë e vlerave me BE’në dhe deficitet e sukshme të liderëve ballkanikë, ai ka thënë se në këto vende ka “player” të cilëtjanë prej kohës shumë aty dhe që për arsye të ndryshme është e vështirë që kjo të ndryshohet në këto vende.

“Po e vërtetë është që kemi një fenomen, që në këto  vende ka “player” të cilët janë prej shumë kohësh aty dhe që për arsye të ndryshme është e vështirë që kjo të ndryshohet në këto vende”, ka thënë Hahn, derisa ka shtuar se liderët ballkanikë duan të vazhdojnë të jenë në skenë.

“Liderët do ta kuptojnë, që duhet të ndryshojnë, kur vjen momenti që të rizgjidhen. Para në situate, kur të rinjtë dinamikë largohen nga vendi, që kemi një papunësi të lartë, sidomos tek të rinjtë, që njerëzit janë të zhgënjyer, ata e kuptojnë së gjërat duhet të ndryshojnë”, ka thënë Hahn në intervistë.

Komisioneri Hahn ka shtuar se për t’u ndryshuar cilësia e jetës së njerëzve duhet të ndryshojnë edhe kushtet ekonomike. “E këtu unë kam gjithmonë tezën time që e përsëris jo vetëm në Ballkan, se atraktiviteti ekonomik rritet me sigurinë e shtetit ligjor”, ka shtuar Hahn./GazetaExpress/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *