Home / Kryesoret / Hahn pritet me protesta, sharje, anulim takimesh! Ja ecuria e ngjarjeve në Shkup (Video)

Hahn pritet me protesta, sharje, anulim takimesh! Ja ecuria e ngjarjeve në Shkup (Video)

Eurokomisari Johanes Han doli nga dera e pasme e zyrës evropiane në Shkup, meqë dhjeta protestues i kishin bllokuar për mbi një orë gjithë ndërtesën.

Disa prej tyre kërkonin takim për t’i shprehur zyrtarit evropian revoltë meqë mendojnë se “po u rrezikohet shteti”, ndërsa tjerët e quanin “fashist” dhe “agresor”.

Protestuesit anti-Hahn i bllokuan hyrje dalje e ndërtesës, dhe për shkaqe sigurie, euro-komisarin e nxorën nga parkingu prapa ndërtesës, transmeton Gazeta Express.

Në masa të rrepta të policisë, eskorta me tri vetura u largua me zyrtarin e lartë evropian për në Kuvendin e Maqedonisë, ku edhe agjenda e paraparë i ka ndryshuar.

Takimi i parë që kishte paraparë, ishte me kreun e PDSH-së Menduh Thaçin, megjithatë është anuluar për shkak te agjendës se Komisionarit, i cili ka kërkuar që takimi mos te zhvillohet këtë radhë.

Kurse, takimin e anuloi edhe presidenti i shtetit Gjogje Ivanov, duke thënë se terminin e tij do t’ua lë organizatorëve të protestave “Për Maqedoni të Bashkuar”.

Andaj, takimi e parë në Kuvend, eurokomisari Hahn e nisi me delegacionin e Lëvizjes Besa.

Pak para takimit kryetari i kësaj partie Bilall Kasami, para kamerës së TV21 u shpreh optimist, duke thënë se pret rezultate të mira nga ky takim.

Pas takimit me Kasamin, Hahn pritet që të takohet me Ziadin Selën e “Aleancës për Shqiptarët” ,Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-së, dhe me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *