Home / Lajme / Kronika e zezë / Hajnat tentojnë të vjedhin sanduqet e bletëve – (VIDEO)

Hajnat tentojnë të vjedhin sanduqet e bletëve – (VIDEO)

Dukuria e vjedhjes tashmë po përhapet në të gjitha sferat dhe nuk kursehen as bizneset private. Krahas lokaleve, shitoreve, shtëpive poashtu nuk kursehen edhe bletarët.

Dukuri kjo deri më tash e paparë në hapësirat tona. Deri më tash nuk është dëgjuar se cak i hajnave mund të jenë edhe sanduqet e bletëve. Por ja që ndodh edhe kjo. Një banor i fshatit Tearcë, me inicale Xh.E. ka denoncuar në Stacionin Policor në Tearcë se mbrëmë rreth orës 20:00, një banor i këtij fshati ka vërejtur tre persona duke tentuar të hyjnë në hapësirat ku ndodhen sanduqet e bletave afër rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë, transmeton Televizioni Koha.

“Pasi që personi në fjalë i ka vërejtur hajnat duke tentuar të hyjnë ku janë bletët ai është nisur në drejtim të tyre dhe ata janë larguar duke mos arritur të vjedhin asgjë por vetëm se kanë dëmtuar hyrjen ku ndodheshin bletët. Rastin e kam paraqitur në Polici dhe presim që ta zbardhin se kush qëndron pas këtij tentimi për vjedhje” thotë pronari i bletëve në kushte anonimiteti, transmeton Televizioni Koha.

Përndrysh,e vjedhja si dukuri në tetovë nuk është diçka e re por tashmë siç vërehet hajnat nuk kursejnë as sanduqet e bletëve. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Bogojeski: Mbetja e Gruevskit në krye të VMRO-DPMNE-së, në dobi të LSDM-së

Iniciatori i reformave në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski kërkoi largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *