Home / Lajme / Botë / Hakerët vodhën 300 milionë llogari në këtë aplikacion

Hakerët vodhën 300 milionë llogari në këtë aplikacion

Të paktën 300 milion llogari në iCloud, që aksesohet masivisht nga përdoruesit e iPhone, janë marrë nga një grup hakerash turk.

Këta të fundit, të cilët pseudonimin “Turkish crime Family”, kanë kërcënuar kompaninë mëmë Apple dhe i kanë vënë asaj një ultimatum se nëse nuk do të paguajnë një shumë prej 700 mijë dollarësh brenda 7 Prillit, do të shkarkojnë dhe publikojnë të gjitha të dhënat personale të ruajtura në këto llogari.

Bëhet me dije se llogarite jane nderkombetare.

Apple i ka mohuar këto akuza duke pretenduar që të gjitha llogaritë e iPhonëve dhe iPad-ve janë të sigurta. Në shenjë kundërpërgjigje, grupi i hakerave turq ka publikuar të dhëna private të disa llogarive, përfshi këtu username dhe password.

Megjithatë, ekspertë të teknologjisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një grup amator dhe se një kërcënim i tillë nuk ekziston, shkruan Vizionplus. Por disa te tjere theksojne se eshte e rëndësishme është që gjatë kësaj periudhe ju të rrisni sigurinë dhe të ndryshoni sërish fjalëkalimin e llogarive tuaja.

Por pavarësisht pretendimeve dhe kunderpretendimeve, e vërteta do të zbardhet më 7 Prill. Deri atëherë qëndroni të sigurtë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *