Home / Kryesoret / Helbah: Platforma shqiptare nuk paraqet rrezik – (VIDEO)

Helbah: Platforma shqiptare nuk paraqet rrezik – (VIDEO)

Nevojitet formim i shpejtë i qeverisë kushtuar prioriteteve urgjente reformuese me qëllim që vendi ta tejkalojë krizën politike dhe të kthehet në rrugën euroatlantike, porositi i autorizuar special i MPJ gjermane për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Helbah pas bisedimeve në kuadër të vizitës dyditore në Shkup. “Si mik i vërtetë Gjermania shpreson se kriza politike do të tejkalohet shumë shpejt me ç’rast nevojitet vullnet politik konstruktiv prej të gjithë pjesëmarrësve”, tha Helbah.Në pyetjen e gazetarëve tha se nuk sheh asgjë kontestuese në platformën shqiptare.Ai shfaqi bindje se presidenti i shtetit Gjorge Ivanov do të lejojë që shumica parlamentare të formojë qeveri.Helbah theksoi se vizita e tij në Maqedoni ka për qëllim ta shfaqë përkushtimin gjerman për të ardhmen e vendit dhe e riafirmoi mbështetjen për rrugën euroatlantike që është, tha, në pajtim me deklaratat paraprake të eurokomisarit, Johanes Han dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini.

“Jemi të bindur se presidenti do të tregojë maturi dhe do t’i respektojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do t’i lejojë shumicës në Parlament të formojë qeveri sa më parë. Parlamenti duhet të jetë i aftë pas kësaj krize shumëvjeçare ta ndërmarrë punën e tij me qëllim që t’u përkushtohet çështjeve urgjente para së cilave është drejtuar vendi, tha diplomati gjerman, transmeton Televizioni Koha.

Njëherësh, ju bëri thirrje partive të veprojnë me përgjegjësi me qëllim që të shmangen tensione potenciale. Helbah shfaqi shqetësim, siç tha, prej retorikës negative ndaj organizatave të shoqërisë civile dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ju bëri thirrje partive të përmbahen prej fjalimeve të tilla. Theksoi se, siç tha, me rëndësi të madhe është që Prokuroria Publike Speciale ta vazhdojë punën e saj në bashkëpunim me gjyqësinë e pavarur dhe kredibile. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *