Home / Kryesoret / Helmohen 183 puntorë në “LEAR”, zona e lirë ekonomike – (VIDEO)

Helmohen 183 puntorë në “LEAR”, zona e lirë ekonomike – (VIDEO)

Rreh 200 puntorë të kompanisë Lear Corporation që ndodhet në zonën Ekonomike në Tetovë kanë marrë helmime si pasojë e konsumimit të ushqimit dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmë vonë  në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës dhe Ndihmës së Parë. Bëhet fjalë për puntorë të cilët kanë qenë në ndrrimin e tretë gjatë punës dhe pasi që kanë konsumuar ushqim respektivisht Makarona me salcë kanë ndjerrë edhe simptomat e para të helmimit, njofton Televizioni Koha.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florim Besimi dhe kryeshefi i repartit të Ndihmës së Parë në Tetovë Gëzim Nuredini, gjatë një pres konference me gazetarë ka thënë se deri në mesditë vetëm një pacient ka mbetur më gjatë në trajtim, kurse të tjerët janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Sipas tyre, gjithsej 183 pacient kanë kërkuar ndihmë. Pacientët kanë patur dhimbje në stomak dhe kanë vjellur ndërsa për shkaqet rreth këtij helmimi masiv do të duhet që Agjencioni i Ushqimit dhe Instituti për Shëndet Publik të dalin me konstatime, transmeton Televizioni Koha.

Sipas informacioneve të deritanishme ushqimin në këtë fabrikë e përgatit ndërmarrja Bakall nga Bërvenica. Gjatë ditës në hapësirat e kësaj fabrike kanë qëndruar edhe inspektorët e Agjencionit të  Ushqimit, pjesëtarë të Policisë të cilët punojnë në hetimin e këtij rasti.

Ekipi i Televizionit Koha qëndroi edhe në vendngjarje ku ka ndodhur helmimi, por atje nuk na u lejua të hyjmë brenda. Kamera jonë arritir të kap sekuenca prej së largu  nga hetimet që zhvillonin ispekcionet në këtë fabrikë gjatë ditës. Në ndërkohë Prokuroria Themelore Publike nga Tetova së bashku me Policinë në Tetovë dhe shërbimet inspektuese kompetente kryen kontroll në firmën e locuar në zonën e lirë industriale, në afërsi të fshatit të Tetovës Saraçino, ku mbrëmë janë helmuar rreth 200 punëtorë të kësaj kompanie.

“Sot në mëngjes nga ana e spitalit klinik të Tetovës në SPB Tetovë është paraqitur se në spital janë sjellë mbi 200 persona të helmuar, të punësuar në firmë. Sipas njohurive të para, personat janë helmuar me siguri nga ushqimi që e kanë konsumuar rreth orës një pas mesnate, ndërsa dy orë më vonë i kanë ndjerë simptomat e para, janë ankuar për dhimbje stomaku, vjellje dhe marramendje”, kumtojnë nga Prokuroria Publike e RM-së, transmeton Televizioni Koha.

Shumica e personave të helmuar janë mbajtur në spitalin e Tetovës.Nga fabrika Lear Corporation dhe nga ndërmarrja Bakall akoma nuk kanë dalur me qëndrim rreth këtij rasti. Përndryshe, Lear Coporation është hapur vitit të kaluar që është një kompani amerikane e cila numëron aktualisht rreth 400 puntorë dhe është kapital amerikan dhe e vetmja që punon në Zonën Ekonomike në Tetovë. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *