Home / Shëndeti / Hithra djegëse, bima që shëron artritin, infeksionet urinare, aneminë

Hithra djegëse, bima që shëron artritin, infeksionet urinare, aneminë

Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim. Të gjithë ne shiqptarët e njohim në gatim këtë lloj bime.

Edhe më herët hithrat janë përdorur për të kuruar disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo.

 

Pas studimeve ësht konkluduar se  hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin, shkruan Gazeta Shëndeti.

Përdorimet:

Efikase për:

  • Osteoartritin – Ka të dhëna shkencorë që tregojnë se konsumimi i hithrës me ushqime të ndryshme ose vendosja e saj direkt në lëkurë mund të lehtësojë dhimbjet e personave që vuajnë nga osteoartriti. Studimet kanë treguar se përdorimi i kësaj bime i ndihmon njerëzit që të mos kenë nevojë për ilaçe.

Të dhëna jo të mjaftueshme për:

  • Alergjitë: Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i hithrave djegëse në fazat e para të alergjive mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.
  • Hiperplazia beninje e prostatës – Ka të dhëna kontradiktore rreth efikasitetit të hithrës, e përdorur vetëm ose bashkë me ingredientë të tjerë, për përmirësimin e simptomave të hiperplazisë beninje të prostatës.
  • Anemi
  • Qarkullim i dobët i gjakut
  • Diarre
  • Astmë
  • Kancer
  • Shërimin e plagëve
  • Probleme të tjera

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *