Home / Horoskopi ditor / Horoskopi ditor – 03.03.2017

Horoskopi ditor – 03.03.2017

Dashi

Rutina dhe angazhimet ne jetën tuaj familjare do ua bëjnë ditën te mërzitshme sot. Here pas here mund te keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret nuk duhet kurrsesi te abuzojnë me joshjen pasi do krijojnë një imazh shume te keq te vetes. Financat do konsolidohen pak nga pak, kështu qe do ju duhet te bëni edhe pak durim.

Demi

Jeta juaj ne çift do ndryshoje për mire si me magji. Jeta do ju duket shume here me e bukur juve qe jeni ne një lidhje. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta gjejnë personin me te cilin te kalojnë jetën, por për fat te keq nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Ne planin financiar do gjendeni përpara situatave goxha te vështira dhe vetëm me ndihmën e te afërmve do mund t’ia dilni.

Binjaket

Dashuria e çifteve do influencohet shume pozitivisht sot. Do ja kaloni me se mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do prisni me kohe për te hedhur hapa me teje. Beqaret ka mundësi te bien ne dashuri me një person i cili do ua beje jetën fantastike dhe do i emocionoje gjithë kohës. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura kështu qe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje.

Gaforrja

Dite mjaft sensuale ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente do ndiheni aq mire me partnerin saqë nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Beqaret do joshin dhe do joshen gjate gjithë kohës, por ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjate gjithë kohës dhe gjendja do përmirësohet.

Luani

Nëse lidhja juaj ka probleme, sot duhet te bëni te pamundurën te gjeni një zgjidhje. Po i late gjerat pas dore situata mund te marre tatëpjetën. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime me disa persona dhe asgjë me shume sesa aq. Gjithsesi le te bëjnë çfarë t’iu thotë zemra. Ne planin financiar do ju duhet me tepër maturi dhe kujdes ne mënyrë qe situata mos ketë probleme.

Virgjeresha

Dite e mbushur me mosmarrëveshje, debate dhe zënka te forta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ju duhet te bëni edhe disa zgjedhje te vështira. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe te mbushur me mundësi për takime interesante. Do ju duhet thjesht ta shfrytëzojnë çdo moment. Nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet, financat nuk kane për te pasur tronditje.

Peshorja

Ka rrezik qe tensioni te mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here do jeni nervoze e agresive. Nuk do jeni aspak ne humorin e duhur për te hedhur hapa me tej. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim vërtet interesant, por do bëjnë mire te mos hedhin menjëherë hapa. Le te presin pak kohe dhe do ndihen edhe me te sigurte. Financat nuk do jene problematike.

Akrepi

Dite e mbushur me pasion te madh do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni jashtëzakonisht mire me partnerin dhe nuk do doni qe te shkëputeni asnjë çast prej tij. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te kujdesshëm kur te joshin sepse do bëjnë shume persona xheloze te cilët do mundohen t’iu pengojnë. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës me fat.

Shigjetari

Marrëdhënia juaj ne çift do jete tej mase delikate sot. Nuk do merreni vesh aspak me partnerin dhe nga ana tjetër nuk do bëni as tolerimin me te vogël. Beqaret do kujdesen me tepër për pamjen e tyre dhe do marrin ftesa mjaft interesante. Buxhetin do mundoheni pak nga pak ta stabilizoni sot. Përveçse do ulni shpenzimet keni për te pasur edhe mbështetjen e familjareve.

Bricjapi

Xhelozia e tepruar do ju prishe shume pune sot ju te dashuruarve. Do e bëni partnerin te ndihet shpeshherë keq dhe mund te kërkojë edhe distance për pak kohe. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe sepse mundësitë qe do jepen sot për takime, nuk do jene ato te duhurat. Financat do vazhdojnë te mbeten te mira fal;e shumes se majme qe keni marre nga një pune e mbaruar me sukses.

Ujori

Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit edhe pse nuk do përjetojnë emocionet te forta. E rëndësishme është qe do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe do merreni vesh për çdo gjë. Beqaret do marrin ftesa qe ne orët e para te mëngjesit dhe ka gjasa qe deri ne fund te ditës situata për ta te ndryshoj. Buxheti do jete goxha delikat kështu qe shmangni çdo investim.

Peshqit

Do i jepni prioritet absolut sot jetës tuaj ne çift dhe do lini pas dore çdo gjë tjetër. Marrëdhënia me partnerin do lulëzojë serish. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë, kështu qe do preferojnë te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Kjo do jete gjeja me e mire. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim.

Gjithashtu lexo

Horoskopi ditor – 29.07.2017

Dashi Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *