Home / Lajme / Botë / Hyjnë në fuqi sanksionet kundër filialeve të bankave ruse në Ukrainë

Hyjnë në fuqi sanksionet kundër filialeve të bankave ruse në Ukrainë

Banka qendrore ukrainase kumtoi se sanksionet kundër filialeve të bankave ruse në Ukrainë do të hyjnë në fuqi prej sot.

Ato do të përfshijnë ndalesë për operacione financiare, të cilat janë në dobi për centralet e atyre filialeve.

Pesë bankia ruse, pronë e shtetit rus, janë të pranishme në Ukrainë me pjesëmarrje të kombinuar tregtare prej 8,6 për qind dhe pasive prej 36 miliardë grivne (1,3 miliardë dollarë). Bankat Sberbank, VEB dhe VBT janë në mesin e 20 kredidhënësve më të mëdhenj në vend.

Ukraina tashmë u ndaloi atyre bankave t’i rrisin depozitet për shkak të tensioneve në raportin ndërmjet Kievit dhe Moskës lidhur me aneksimin e Krimesë dhe mbështetjes së Rusisë për separatistët prorusë në pjesën lindore të vendit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *