Home / Lajme / Rajon / “I Bardhi”, kandidati për president të Serbisë që thotë se do ta kthejë Kosovën

“I Bardhi”, kandidati për president të Serbisë që thotë se do ta kthejë Kosovën

Kandidati për president të Serbisë Luka Maksimoviq, i njohur ndryshe si Ljubisha Preletaçeviq ” I Bardhi” tha se kandidoi në zgjedhjet presidenciale, në mënyrë që t`iu sigurojë qytetarëve një shans për të jetuar në dashuri dhe pa luftë.

Unë do të bëjë realitet një histori të pabesueshme në mënyrë që Kosova të na kthehet vetë, ka thënë ai.

Ai këto fjalë i tha në një video incizim tqë është transmetuar në kanalin e dytë të Radio Televizionit të Serbisë ku edhe theksoi se “dëshiron që ta bashkojë Lindjen dhe Perëndimin, ashtu siç bëri Josip Broz Tito, për të përhapur dashurinë, dhe të mos i dërgojnë fëmijët në luftë”, transmeton Klan Kosova.

Preletaçeviq është kandidati i grupit të qytetarëve “Ljubisha Preletaçeviq I Bardhi (Beli) – tha se është problem i kandidatëve të tjerë për president që nuk e shohin atë si realist, duke theksuar se ata së shpejti do të kuptojnë se ai është shumë realist.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *