Home / Kryesoret / I dërguari i posaçëm gjerman, Helbah, takime me liderët politik në Maqedoni

I dërguari i posaçëm gjerman, Helbah, takime me liderët politik në Maqedoni

Sela mes tjerash tha se me përfaqësuesin e lart të ministrisë së jashtme Gjermane kanë diskutuar  për krizën politike në vend, për stabilitetin e Maqedonisë . Ai beri apel qytetareve te rinë të qetë se nuk preket integriteti i shtetit. Për Ivanovin tha se mundohet te bej anarki me veprimet e tij të fundit dhe se askush nuk ka të drejtë të protestoj kundër të drejtave të të tjerëve.

Ai madje ka përgënjeshtruar zërat se qytetarët që nuk dinë gjuhën shqipe do të paguajnë dënime prej 5 mije eurove.

//////////////////////////

Shteti gjerman edhe njëherë dëshmon se është i interesuar për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë, deklaroi lideri i lëvizjes BESA, Billal Kasami, pasi përfundoi takimin me ambasadorin Helbah.

Kasami u shpreh se është optimist dhe pret që kriza disa vjeçare politike shumë shpejtë të mbarojë dhe kërkoi sjellje te matur prej aktoreve politik.

Për momentin i dërguari special i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë zhvillon takim me përfaqësues të PDSH-së.

//////////////////////////

Sot në Maqedoni do të qëndrojë për vizitë i dërguari special i ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Helbah. Mes tjerash Helbah pritet të realizojë takime edhe me takime edhe me liderët e partive politike.

Mësohet se më herët Helbah është Takuar me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Popovskin ku në fokus ka qenë diskutimi për përforcimin e integrimit evropian në drejtim të stabilitetit afatgjatë dhe prosperitetit të rajonit.

“Sfidat e brendshme të Unionit, kriza e migrantëve dhe kërcënimet nga ekstremistët janë përkujtues i mirë për atë sa jemi të lidhur me BE-në”, tha Poposki.

Në takim është riafirmuar përkrahja nga Gjermania për përpjekjet e Maqedonisë drejt integrimit evropian.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *