Home / Kryesoret / Instagram sjell ndryshimin e shumëpritur

Instagram sjell ndryshimin e shumëpritur

Kjo ka ndodhur deri më tani, pasi që nga sot ju do të keni edhe mundësinë për t’i ruajtur. Kompania sapo ka njoftuar se përdoruesit do të kenë mundësinë t’i ruajnë videot e tyre në telefon pasi përfundojnë transmetimin live.

Është shumë e thjeshtë, sapo të përfundojë transmetimi juaj live ju do të shikoni një buton në qoshen sipër djathtas, e klikoni dhe videoja ruhet në telefonin tuaj.

Këto video nuk do të ruhen direkt në Instagram, kjo pasi kompania dëshiron që përdoruesit të ndjejnë urgjencën për t’i shikuar ato live kur dikush nis transmetimin ‘live’.

Kompania synon që me këtë lëvizje, duke u dhënë përdoruesve të drejtën për të ruajtur videot, do të rrisë numrin e përdoruesve që do të publikojnë video ‘live’.

Më parë përdoruesit mund të kenë hezituar për të publikuar video live ngaqë ato zhdukeshin përgjithmonë. Ky përditësim në veçoritë e Instagramit do të vihet në përdorim që sot për përdoruesit e telefonave iOS dhe Android.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *