Home / Sport / Inter i vihet pas yllit të Real Madridit (Foto)

Inter i vihet pas yllit të Real Madridit (Foto)

Raportohet se skuadra italiane Inter do t’i bërë ofertë Real Madridit për mesfushorin spanjoll, Isco.

Pronari i ri i Interit dhe themeluesi i grupit Suning, Zhang Jindong u takua me presidentin e Realit, Florentino Perez të shtunën e kaluar, ku thuhet se është shfaqur interesimi i Interit për Iscon.

Sipas Corriere dello Sport, zikalterit i kanë hapur kanalet e bashkëpunimit me Los Merengues përmes takimit të lartpërmendur, si dhe kanë pyetur për mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit.

Isco nuk ka nënshkruar kontratë të re me Realin ende, edhe pse ajo aktuale i skadon në vitin 2018, kjo pasi që mesfushori nuk është i kënaqur me minutazhen te Reali nën drejtimin e Zidane.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *