Home / Lajme / Rajon / Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, por në Shqipëri arrestohet për…

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, por në Shqipëri arrestohet për…

Policia e Gjirokastrës vuri në pranga një 44-vjeçar nga Kuçova pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Policia sqaron se Përparim Voda është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe ka paraqitur një dokument identifikimi Grek me gjeneralitetet të shtetasit F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mban fotografinë e tij.

Përparim Voda është person i shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, pasi Prokuroria Kukës  ka dërguar Urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Njëkohësisht “ky shtetas  nga ZQK INTERPOL TIRANË është shpallur në kërkim pasi INTERPOL ROMA në datë 25.10.2013 ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar ku Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 6 vjet burg (i mbeten për të vuajtur 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg), për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *