Home / Lajme / Rajon / Itali, 31 vjeçari shqiptar kapet me 1 mln e 700 mijë euro marijuanë

Itali, 31 vjeçari shqiptar kapet me 1 mln e 700 mijë euro marijuanë

Shqiptari 31 vjecar Majron Kapllanaj 31 vjeç rezident në qytetin e Alessandria në Itali është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës.

Në furgonin me të cilin po udhëtonte janë gjetur fshehur 170 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 1 milionë e 700 mijë euro.

Lënda narkotike ishte fshehur në një fund të dyfishtë të dyshemesë së modifikuar enkas për të ngarkuar drogën. 4 kg të tjera drogë janë gjetur në banesën e Majron Kapllanaj, pas kontrollit të policisë.

Policia italiane ka ndalur 31 vjeçarin shqiptar në zonën Villanova di Cepagatti, pas një sinjalizmi të bërë nga agjentët në territor.

Droga e sekuestruar

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *