Home / Lajme / Rajon / Itali: E dëbojnë nga klubi i natës, shqiptari kthehet i armatosur dhe bën ‘masakër’

Itali: E dëbojnë nga klubi i natës, shqiptari kthehet i armatosur dhe bën ‘masakër’

Një shqiptar është në gjykim në Itali pasi është përpjekur të hyjë në një klub “lap dance” në komunën Albignasego me “dhunë ekstreme” edhe pse nuk kishte kartën e anëtarësimit, raportojnë sot mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 majit 2014. Fisnik Kuçi, 32 vjeç, aktualisht mbahet në burgun e Venecias, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë, identiteti të cilëve nuk bëhet i ditur.

Kuçit i është kërkuar të largohej nga biznesi privat, por ai është kthyer sërish me tre miqtë e tij.

Sipas prokurorisë, Kuçi, i armatosur me një thikë të gjatë kuzhine, ka kërcënuar me vdekje sekretarin e klubit të natës dhe rojën e sigurisë Mauro Guerra, 32 vjeç.

Ky i fundit është ka humbur jetën në 29 korrik 2015, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një polic, i cili është nën hetim për vrasje.

32-vjeçari shqiptar, pasi kërcënoi dy punëtorët e klubit, ia drejtoi thikën edhe administratorit. Me vështirësi, të tre arritën ta nxirrnin jashtë.

Por, Kuçi u rikthye, dhe me thikën në dorë, shqelmoi disa herë portën kryesore të klubit duke e shkatërruar, e u fut në ambientin e brendshëm. Ai nisi të godasë me gurë disa persona që ishin të pranishëm, duke i plagosur.

Me ndërhyrjen e karabinierëve, Kuçi u arrestua. Ai ndodhet në burg pasi akuzohet edhe për shpërndarje heroine.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *