Home / Kryesoret / Itali – Shqipëri, nisin arrestimet për incidentin që ndodhi në “Renzo Barbera”

Itali – Shqipëri, nisin arrestimet për incidentin që ndodhi në “Renzo Barbera”

Kanë nisur arrestimet në shtetin fqinj, pas incidenteve të shënuar gjatë ndeshjes së të premtes mbrëma në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, ku dyshohet se tifozët shqiptarë hodhën fishekzjarrë dhe tymues në fushë.

Policia italiane e specializuar për ngjarjet e dhunshme, e njohur si DIGOS, ka arrestuar një tifoz shqiptar, i identifikuar si një nga hedhësit e fishekzjarrëve.
Ndërkohë mësohet se janë identifikuar edhe 77 tifozë të tjerë po të kombëtares shqiptare, të cilët janë shpallur në kërkim de po punohet për kapjen e tyre. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar policinë në identifikimin e të dyshuarve.

Incidentet e shënuara nga tifozeria shqiptare, bën që ndeshja në të cilën Shqipëria u rrah me dy gola, të ndërpritet për afro 15 minuta.

Gjithashtu lexo

Pellagonia mund të ketë deponi rajonale brenda dy viteve

Tanimë 16 vjet po bëhen bisedime për hapjen e deponisë rajonale të Pellagonisë, që do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *