Home / Kryesoret / Ivanov edhe në Hungari flet për Deklaratën e partive shqiptare

Ivanov edhe në Hungari flet për Deklaratën e partive shqiptare

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është duke qëndruar në Hungari për takime zyrtare me homologun e tij hungarez, János Áder, kryeministrin hungarez, Viktor Orban, si edhe me kryetarin e kuvendit, László Kövér, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në Hungari, Ivanov ka dhënë një intervistë për të përditshmen hungareze „Magyar Hírlap“ ku në mes tjerash ka thënë ”LSDM-ja më ka njoftuar se ka shumicë parlamentare pas 27 ditëve e jo pas 10 ditëve. Nga Zaev kërkova që të tërhiqet nga Deklarata e bërë në një shtet tjetër por ai nuk u deklarua me tërheqje por tha se nuk është dokument i nënshkruar në një shtet tjetër. Pas kësaj, them se nuk do të pranojmë asnjëherë kushtëzime nga asnjë palë pasi ne e kemi shtetin tonë dhe ne kujdesemi për të.” tha mes tjerash Ivanov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *