Home / Lajme / Maqedoni / Ja çka i thotë Trendafilova deputetit shqiptar të LSDM-së, Muhamed Zeqirit

Ja çka i thotë Trendafilova deputetit shqiptar të LSDM-së, Muhamed Zeqirit

Kryeredaktorja e TV NOVA, Biljana Trendafilova, në profilin e saj në Facebook ka shkruar një status kundër deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili ky i fundit në Facebook ka kritikuar Biljashkruar se ‘Biljana mos u dorëzo… Shefi yt nuk ndiqet penalisht sepse ju jeni ‘profesionalisht’ punoni në TV Nova, por ndiqet penalisht për krim prej 17 milionë euro përpara se të ekzistojë TV Nova. Drejtësi do të ketë, kush ka gabuar do të përgjigjet’, ka shkruar Zekiri në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Trendafilova i është drejtuar Muhamed Zekirit se askush atij nuk i ka dhënë të drejtë të pranojë Deklarata të huaja dhe të vendosë në tryezë interesat e larta shtetërore dhe kombëtare sepse ai dhe kryetari i tij i partisë kanë humbur në zgjedhje.

‘Nuk merr para nga qytetarët për të ndërruar himnin ose flamurin, ose siç thotë ai vet ta pranojë Deklaratën nga Tirana. Paraqitju Zaevit. Tregoji se 2 milionë qytetarë e panë sesi paturpësisht kërkoi ryshfet nga një euro për vesin. Tregoji atij se është nder të përgjigjesh për krimin e gjyqësorit dhe jo të merret vesht dhe të pranojë Deklarata kundërshtetërore vetëm për të ardhur në pushtet dhe të shpëtojë nga përgjegjësia’, shkruan Trendafilova në Facebook./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *