Home / Kryesoret / Ja çka tha Ali Ahmeti pas takimit me Mohgerinin

Ja çka tha Ali Ahmeti pas takimit me Mohgerinin

Kryetari i BDIsë z. Ali Ahmeti ka takuar sot në Kuvend Zonjën Frederica Mogherini, Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

Ahmeti theksoi që Për 16 vite kemi punuar bashkë dhe çdo e arritur është e përbashkët me BEnë, NATOnë dhe SHBAnë. Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar. Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritete tona, nënvizoi Ahmeti.

Zonja Mogherini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *