Home / Kryesoret / Ja çka thotë policia për vendosjen e flamurit shqiptar në Kumanovë (VIDEO)

Ja çka thotë policia për vendosjen e flamurit shqiptar në Kumanovë (VIDEO)

Policia e Kumanovës në një komunikatë ka deklaraur se dy të rinj janë arrestuar për vendosjen e flamurit shqiptar në qendër të qytetit të Kumanovës.

Sipas dëshmitarëve okularë, djemtë që kanë vendosur flamurin shqiptar në vend të atij maqedon, janë vënë re nga inspektorët e policisë, të cilët menjëherë edhe i kanë arrestuar. Sipas policisë, njëri është arrestuar menjëherë ndërsa tjetri ka arritur të ikë.

Por, menjëherë janë thirrur përforcime nga SPB Kumanovë dhe të dy të rinjët janë dërguar në polici.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 16 në qendër të Kumanovës.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *