Home / Kryesoret / Ja çka thotë Rafiz Aliti për planin e VMRO-DPMNE-së

Ja çka thotë Rafiz Aliti për planin e VMRO-DPMNE-së

Udhërrëfyesi  i publikuar dje nga partia e Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, si mënyre për dalje nga kriza politike, është i pa pranueshëm për partitë parlamentare shqiptare. Ata vlerësojnë se Gruevski nuk ka kredibilitet për të ofruar zgjidhje, ndërkaq pranimi i një dokumenti të tillë, do ta thellonte edhe më shumë krizën.

Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), zbatimin e të njëjtës e vlerëson si izolim të Maqedonisë, si në aspekt politik, por edhe atë ekonomik.

“Kjo mënyrë e zgjidhje së krizës politike e propozuar nga VMRO-DPMNE aspak nuk ka të bëjë me zgjidhje të saj, përkundrazi ajo do ta thellojë edhe më shumë atë. Udhërrëfyesi nuk paraqet asgjë tjetër më shumë se sa tërheqje e vëmendjes drejt VMRO-DPMNE-së”, ka thënë anëtari i kryesisë qëndrore e BDI-së, Rafiz Aliti.

 

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *