Home / Lajme / Rajon / Ja ku i shpenzoi 300 mijë euro Neim Avdulaj

Ja ku i shpenzoi 300 mijë euro Neim Avdulaj

Edhe pse janë vjedhur rreth 7 milionë euro në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar –Rinas, policia ka arritur të gjejë rreth 300 mijë euro. Një pjesë tjetër, të arrestuarit kanë pretenduar se i kanë harxhuar në lojra fati. ABC News zbardh një pjesë tjetër të dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Admir Çerpja.

Ish – efektivi i forcave komando Neim Avdulaj, njëherazi ndërmjetësi mes informatorëve të transportit të parave të bankës dhe grabitësve, pranon se paratë e fituara nga grabitja i ka harxhuar në kazino.

ABC News ka mësuar se në deklarimet e dhëna para hetuesve, Avdulaj ka pretenduar se paratë që fitonte në formën e shpërblimit për dhënien e informacionit i ka harxhuar në lojra fati. Edhe ditën e arrrestimit nga policia, ai është prangosur para një kazinoje në Vlorë. Në dëshminë e tij, ai thotë se rreth 300 mijë euro i ka harxhuar në kazino, shumë kjo që ka pretenduar se e ka fituar nga dhënia e informacionit për grabitësit e rrugës Qafë Kashar -Rinas.

Nga ana tjetër, edhe Admir Çerpja i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka sqaruar se një pjesë të parave që ka fituar i ka harxhuar në lojra fati. Ai ka sqaruar para hetuesve, se ishte ai që ka bërë prezantimin e Dash Kupës me Neim Avdulajn, pasi ky i fundit po kërkonte njerëz që të grabisnin mjetet e transportit të parave të bankës.

Sipas Çerpjas, fillimisht Avdulaj kishte menduar të godiste vetë mjetet e transportit, pasi masat e sigurisë ishin nën nivelin minimal. Por më pas, kishte kërkuar njerëz që të bënin grabitjen dhe ai t’i furnizonte me informacione, ashtu edhe siç ndodhi më vonë.

Për marrjen e informacionit për lëvizjen e mjeteve, Avdulaj kishte organizuar Fatjon Xhyliun, Ditjon Memlikajn dhe tashmë të penduarin e bandës, Admir Çerpja. Ky i fundit, ka treguar se për vëzhgimin e dhjetorit të 2015-s, ku u bë grabitja e parë e eksportës së shoqërimit të parave të bankës, ka përfituar në formë shpërblimi 70 mijë paund, në prerje të vogla.

Këto para, ka thënë Çerpja më pas i ka shpenzuar në bixhoz dhe në investime në shtëpinë e tyre në lagjen Bathore në Tiranë.

Për dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar – Rinas, tashmë janë arrestuar 4 të dyshuarit për dhënien e informacionit, 2 të dyshuar si pjesëmarrës në grabitje dhe Admir Murataj që tashmë është shpallur në kërkim.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *