Home / Kryesoret / Ja kush janë dy të rinjtë e Sllupçanit që ngritën flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës (FOTO)

Ja kush janë dy të rinjtë e Sllupçanit që ngritën flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës (FOTO)

Luan Kadriu dhe Llokman Sadiku, që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, janë dy të rinjtë që sot pasdite kanë hequr flamurin shtetëror të Maqedonisë ndërsa kanë vënë flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës, shkruan gazeta KOHA.

Dy të rinjtë tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa po hetohen shkaqet që detyruan dy të rinjtë të vendosin flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës. Shokët e Luanit dhe Llokmanit thonë se qëllimi i vendosjes së flamurit nuk ka qenë provokimi, por “kurioziteti” i dy të rinjve për të parë reagimin e institucioneve lokale.

Ndërsa Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovë ka iniciuar padi penale ndaj dy personave që sot ngritën flamurin shqiptar në Kumanovë. Dy të rinjët e fshatit Sllupçan të Likovës, akuzohen për veprat “urrejtje ndëretnike” dhe “pengesë ndaj personit zyrtar”.

Njëri prej të dyshuarve është lënë i lirë ndërsa i dyshuari Luan Kadriu do të mbahet nën arrest nga policia e Kumanovës. Jo zyrtarisht nesër ora 10:00 të dyshuarit do të dërgohen në gjykatë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *