Home / Shëndeti / Ja sa herë mund ta përdorni peshqirin e dushit para se ta futni në rrobalarëse

Ja sa herë mund ta përdorni peshqirin e dushit para se ta futni në rrobalarëse

Për shumë njerëz, mjafton që peshqiri i dushit të ndërrohet çdo një javë. Pas një dushi me ujë të nxehtë, ju e ndjeni veten të pastër dhe rrjedhimisht peshqiri do të qëndrojë i pastër për një kohë, apo jo?

Epo, pavarësisht se trupin e keni shumë të freskët pas një dushi, peshqirët mesatarisht koleksionojnë dhjetë milionë qeliza të vdekura të lëkurës, e gjithashtu edhe kërpudha apo baktere të cilat kanë mbijetuar nga dushi, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh se peshqiri bie në kontakt edhe me gjenitalet tuaja dhe pjesën anale, baktere tjera transferohen në peshqir, dhe më peshqiri nuk është aq i pastër.

Gjithashtu, në çdo moment që e lini peshqirin të thahet, bakteret shumëzohen vazhdimisht, sepse atmosfera e lagësht nëpër tualete është e përsosur për inkurajimin e rritjes së baktereve dhe gjërave tjera të padëshirueshme.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që mos ta përdorni të njëjtin peshqir më shumë se tri herë, ndërsa kur e bëni këtë, sigurohuni se e pastroni me ujë të nxehtë dhe me detergjent.

Gjithashtu lexo

Ja sesi të detoksifikoni të gjithë trupin përmes këmbëve tuaja!

Kjo është një metodë e lashtë kineze që do t’ju ndihmojë të detoksifikoni të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *