Home / Kryesoret / Ja sa ushtarë do të ketë Kosova

Ja sa ushtarë do të ketë Kosova

Shefi i stafit të Presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, në një intervistë për BBC-në ka thënë se NATO-ja dhe partnerët perëndimorë duhet të shqetësohen me rritjen e ndikimit rus në Ballkan.

Çollaku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit britanik, Dan Demon në emisionin “World Update” lidhur me transformimin e FSK-së dhe gjendjes së sigurisë në Ballkan.

Duke folur për kapacitetet që do të ketë FSK-ja, pas transformimit, Çollaku ka treguar se do të ketë një rritje të numrit të ushtarëve, ku FSK-ja do t’i ketë 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Çollaku ka treguar edhe procedurat e transformimit, duke thënë se transformimi përmes ndryshimeve kushtetuese ka qenë i pamundshëm, për shkak të kundërshtimit të Listës Serbe, e cila është lojale ekskluzivisht ndaj Qeverisë së Serbisë.

Ai ka thënë se transformimi i FSK-së nuk duhet të përbëjë shqetësim për askënd, më së paku për partnerët ndërkombëtarë.

“Mesazhi për partnerët tanë të NATO-s dhe perëndimit është që mos të shqetësohen se çfarë po ndodh në Kosovë me këtë transformim të vogël dhe simbolik të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Ata më shumë duhet të shqetësohen me rritjen e numrit të aeroplanëve MIG, të cilët po fluturojnë në hapësirën ajrore të Serbisë. Dhe për rritjen e ndikimit rus në Ballkan”, ka thënë Çollaku për BBC-në.

Shefi i stafit të presidentit Thaçi ka thënë se në Ballkan shumë çështje kanë mbetur të pazgjidhura, në mungesë të vizionit të BE-së, në mungesë të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të shteteve në BE dhe NATO.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit që kanë orientim perëndimor janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e rolit të Rusisë në Ballkan. Ne po shohim aktivitete të shumta të Rusisë, që për qëllim kanë destabilizimin e shteteve të Ballkanit”, ka shtuar ai.

“Ne nuk mund të presim pafundësisht. Prandaj, në vend së të procedojmë me ndryshime kushtetuese, ka vend të mjaftueshëm kushtetues dhe ligjor që këtë transformim ta bëjmë nëpërmjet amandamentimit të Ligjit të FSK-së. Dhe kjo nuk kërkon votën e minoritetit serb”, ka shtuar ai.

Për BBC-në, Çollaku ka thënë se FSK-ja është forcë shumetnike, e cila përfshinë edhe minoritetin serb. Sipas tij, transformimi për serbwt që jetojnë në Kosovë asgjë nuk do të ndryshojë, meqë të gjithë qytetarët e Kosovës tashmë e pranojnë FSK-në si ushtri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *