Home / Lajme / Rajon / Ja si e sheh Kremlini situatën e krijuar në Maqedoni

Ja si e sheh Kremlini situatën e krijuar në Maqedoni

Ministria Punëve të Jashtme e Rusisë në reagimin e sotëm ndaj situatës në Maqedoni, siç raporton agjencioni i lajmeve ruse INTERFAX, kërkon ndalimin e ndërhyrjeve nga jashtë në punët e brendshme të Maqedonisë, transmeton Gazeta Express.

“Përpjekjet aktuale nga skemat destruktive nga jashtë, të cilat janë kontradiktore me vullnetin e votuesve maqedonas vetëm mund që ta përkeqësojnë situatën në vend. Është më se e nevojshme që të ndalojnë këto ndërhyrje të jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë dhe të respektohet e drejta e popullit maqedonas, që të pavarur të vendosin për ardhmërinë e tyre në përputhje me parimet fundamentale të demokracisë botërore”- thuhet në reagimin e MPJ të Rusisë.

Në këtë reagim thuhet edhe se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016, nën urdhërin e BE-së dhe SHBA-së,ka fituar partia qeverisëse VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga Nikolla Gruevski.

Sipas MPJ-së të Rusisë shqetësuese është se në këtë çështje janë të përfshirë autoritetet e vetshpallura të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *