Home / Shëndeti / Ja si mund ta përdorim ujin për të humbur në peshë
Infused water with lemon, cucumber and mint on wooden background

Ja si mund ta përdorim ujin për të humbur në peshë

Kemi dëgjuar se të pijmë më shumë ujë ndihmon për të humbur në peshë.

Shpesh, shumë prej nesh zgjedhin të konsumojnë pije me gaz ose pije sportive, sepse kanë shije më të mirë.
Por, ka një mënyrë shumë të mirë se si mund ta shijoni më tepër ujin përpara këtyre pijeve.

Provoni truket e mëposhtme dhe përveç se uji do të shijojë jo thjesht si ujë, do të humbni edhe më lehtësisht në peshë.

Këshilla dhe ide
Uji me aromë që keni blerë në dyqan shpesh përmban sheqer apo ëmbëlsues artificialë. Produkte të tillë janë shpesh një burim i kalorive boshe që prishin dietën tuaj. Kështu që, mund ta përgatisni vetë ujin me aromë në shtëpi.

Diçka e tillë mund të jetë shumë e thjeshtë ose pak më e komplikuar në disa receta, por kryesorja është që të eksperimentoni me shije të ndryshme derisa të gjeni ato që iu përshtaten vërtet.

Shtoni manaferra, luleshtrydhe apo boronica të ngrira në ujë

Pse të bezdiseni me kube akulli kur mund të shtoni manaferra apo luleshtrydhe të ngrira në vend të tij? Manaferrat, luleshtrydhet, mjedrat apo boronicat e ngrira e mbajnë ujin të ftohtë dhe i shtojnë aromë. Ato gjithashtu i japin ngjyrë pijes suaj.

Uji i përgatitur në këtë formë do të ndihmojë që të zvogëloni dëshirat për pije të ëmbla dhe mund edhe të kurseni para.

Ujë me kastravec

Nëse preferoni një aromë që është më pak e ëmbël, atëherë do ta pëlqeni ujin me kastravec. Thjesht shtoni disa feta kastraveci në gotën tuaj dhe ai do t’i japë ujit shije delikate dhe të freskët.

Nëse keni më tepër kohë, mbushni një kanë plot me feta kastraveci dhe lëreni në frigorifer. Shija e ftohtë do t’iu ndihmojë të kapërceni dëshirën për të pirë një soda të ftohtë.

Ujë me portokall dhe agrume të tjera

Limoni dhe limonat e vegjël jeshilë mund ta bëjnë ujin tuaj më të sofistikuar dhe t’i shtojnë shije, por mos harroni se mund të përdorni edhe agrume të tjera. Portokalli, grejpfruti apo mandarina i japin po ashtu shumë shije ujit.

Mbani një tas me fruta të prerë në feta në frigorifer për t’i përzier në ujë. Një kombinim interesant mund të jetë portokalli dhe borziloku. Shtoni disa feta portokalli dhe pak borzilok në një enë me ujë dhe lëreni ashtu për një ose dy orë.

Një përzierje e tillë mund të largojë dëshirat për ushqime të kripura. Nëse preferoni një pije të nxehtë, shtoni një fetë limoni në ujë të ngrohtë në mëngjes.

Kube akulli me lëng frutash për fëmijë (ose të rritur)

Nëse dëshironi që të mos konsumoni pije të ëmbla, jo vetëm ju, por edhe fëmijët tuaj, atëherë provoni trukun e mëposhtëm. Merrni lëngun tuaj të preferuar të frutave dhe ngrijeni atë në kube. Limonada gjithashtu mund të jetë një zgjedhje e mirë.

Pastaj hidhini kubet ne ngjyra në një gotë me ujë kur të keni nevojë për të pirë. Ju do të merrni një pije me shijen e dëshiruar, përshembull me shijen e lëngut të shegës, por me shumë më pak kalori. Ju mund edhe t’i përzieni shijet. Hidhni kubet e lëngut të portokallit dhe limonadës së bashku në një gotë me ujë dhe shijojini.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *