Home / Kryesoret / Javën e ardhshme Maqedonia planifikon edhe një huamarrje tjetër

Javën e ardhshme Maqedonia planifikon edhe një huamarrje tjetër

Të martën e javës që vjen, Maqedoni do të vazhdojë me programin e saj të huamarrjes nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ankand do të nxirren letra me vlerë 12 mujore, si edhe 2 vjeçare dhe 15 vjeçare, ndërkaq caku është 88.8 milionë euro. Të nesërmen, respektivisht më 22 mars, Maqedonia duhet të kthehejë po aq para borxh, kurse më 26 mars duhet të kthehen 4.1 milionë euro borxh tjetër.

Sipas Ministrisë së financave, shuma e përgjithshme e borxhit që duhet të kthehet këtë muaj është 168.83 milionë euro./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *