Home / Kryesoret / Jep dorëheqje gjykatësja që dënoi me 2000 euro prokuroren Fatime Fetai (FOTO)

Jep dorëheqje gjykatësja që dënoi me 2000 euro prokuroren Fatime Fetai (FOTO)

Gjykatësja Tatjana Mihailova ka dhënë dorëheqje nga Gjykata Themelore, shkruan e përditshmja në gjuhën maqedonase “Utrinski Vesnik”. Arsyet e dorëheqjes akoma nuk janë bërë të ditura.

Ky veprim vjen pasi më shumë gjyqtarë u ankuan deri te Gjykatën e Lartë në lidhje me orarin vjetor që ishte përgatitur pikërisht nga Mihailova, ku atyre pa konsultim ju caktuan vende të reja pune. Mihailova është gjyqtare e rastit për dhunën në komunën Qendër, të hapur nga PSP, ku i dyshuar kryesor është ish kryeministri Nikola Gruevski.

Mihajlova në seancën e fundit kishte ndëshkuar Katica Janevan dhe Fatime Fetain me 2 mijë euro për “mospërfillje të gjykatës”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *