Home / Shëndeti / Jepuni kikirikë bebeve për t’iu shmangur alergjinë kur të rriten

Jepuni kikirikë bebeve për t’iu shmangur alergjinë kur të rriten

Shkencëtarët britanikë kanë vëzhguar 550 fëmijë që konsideroheshin me rrezik për të pasur alergji nga kikiriku. Ata dolën në përfundimin se nëse këtyre fëmijëve u ushqehej kikirik në vitin e parë të jetës, kishin 74% më pak mundësi për t’u bërë alergjikë ndaj tij kur rriteshin.

Studimi i realizuar nga “King’s College London” dhe “Southampton University” thotë se ekspozimi i fëmijëve ndaj kikirikut kur janë bebe i jep një mburojë ndaj alergjisë. Edhe nëse kur rriten fëmijët nuk hanë më kikirikë, ato do të jenë të mbrojtur nga alergjia. Alergjia nga kikiriku zhvillohet në moshë shumë të hershme dhe aktualisht nuk ka asnjë kurë për të. Shkencëtarët thonë se fëmijët janë të rrezikuar nga alergjia ndaj kikirikut nëse edhe prindërit e tyre janë alergjikë ndaj tij, ose nëse janë alergjikë edhe ndaj vezës.
Bebet që u morën në studim nisën të hanin kikirikë kur ishin 11-muajsh dhe nuk hëngrën më përgjatë një viti, kur mbushën 5 vjeç. U vu re se pushimi 1-vjeçar nuk solli alergji.
Profesori Graham Roberts i Universitetit të Sauthemptonit tha: “Rezultatet e studimit janë shumë interesante. Për shumë vite, mjekët kanë thënë se bebet nuk duhet të ushqehen me kikirikë, por ky studim tregoi se konsumimi kur janë shumë të vegjël nuk sjell asnjë rrezik dhe gjithashtu çon në uljen e mundësisë së zhvillimit të alergjisë në moshë më të madhe”

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *