Home / Shëndeti / Jeta moderne po na vret, plaku nga Amazonia më i shëndetshëm se ne

Jeta moderne po na vret, plaku nga Amazonia më i shëndetshëm se ne

Hulumtimi i ri i publikuar në botimin e “The Lancet” do të duhej të largojë një numër të keqkuptimeve rreth progresit dhe përfitimeve për shëndetin që mbart jeta moderne.

Sipas mediave, është provuar se “jeta moderne me të vërtetë vret”, pas zbulimit se një fis i izoluar në Amazoni ka “arteriet më të shëndetshmë që shkencëtarët kanë parë ndonjëherë”.

Fisi Tsimane në Bolivi ka përqindjen më të ulët të regjistruar të sëmundjeve kardiovaskulare se çdo popullatë tjera e studiuar në botë, ndërsa arterioskleroza koronare është pesë herë më pak e shpeshtë se sa mesatarisht në Shtetet e Bashkuara.

“Jeta e fisit Tsimane tregon se ushqimi pa shumë yndyrë të ngopur, me shumë ushqime të pasura me karbohidrate dhe fibra, me mish të egërsirave dhe peshk, dhe me aktivitet të madh gjatë gjithë ditës, është receta e vërtetë për parandalimin e dëmtimit të arterieve koronare”, ka thënë udhëheqësi i ekipit hulumtues i Universitetit të Meksikës, Profesor Hilard Kaplan.

Shkencëtarët e kanë të vështirë për të pasqyruar jetën e këtij fisi me njeriun modern, por se disa gjëra mund të shfrytëzohen. Problemi më i madh është tek aktiviteti fizik, i cili është plotësisht në kundërshtim me zakonet “njeriut të ulur modern”.

Anëtarët e këtij fisi vetëm dhjetë për qind në ditë nuk janë fizikisht aktiv, ndërsa në “botën e parë” qëndrimi ulur është më shumë që 54 për qind të kohës.

Burrat nga fisi Tsimane shkojnë në gjueti, mbledhin ushqime dhe punojnë tokën me aktivitet fizik në mes të gjashtë dhe shtatë orë në ditë, ndërsa femrat janë më pak aktive një orë ose dy.

Ushqimi i tyre është kryesisht (72%), i përbërë nga karbohidratet (oriz, misër, manaferra, arra, fruta), ndërsa 14 për qind e proteinave janë nga mishi i peshkut dhe kafshëve të egra. E 14 për qind të mbetura përbëhen nga yndyra, përkatësisht vetëm 38 gramë në ditë, duke përfshirë edhe 11 gram yndyrë të ngopur, pa trans yndyra.

Pirja e duhanit është shumë e rrallë, dhe i gjithë ky kombinim çon në rastet në të cilat 80-vjeçari nga ky fis ka arterie të cilat janë të njëjta si për mesataren e moshës së amerikanëve.

Nëntë nga dhjetë anëtarë të fisit nuk ka rrezik nga sëmundjet e zemrës, 13 për qind kanë pak rrezik, dhe vetëm tre për qind kanë rrezik të moderuar të lartë apo të lartë. Ngjashem është edhe në popullsinë më të vjetër (mbi 75 vjet).

Gjithashtu, vlen të përmendet se shkencëtarët besojnë se shëndeti i këtij fisi nuk ka të bëjë me gjenetikën, por më shumë me rrugën e jetës, sepse në fshatrat ku ka një ndryshim dhe modernizim të jetës, vërehet rritja e nivelit të kolesterolit te anëtarët e fisit./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *