Home / Lajme / Rajon / Ji: Qeveria e Kosovës ta tërheq propozim-ligjin për transformimin e FSK-së

Ji: Qeveria e Kosovës ta tërheq propozim-ligjin për transformimin e FSK-së

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brajaan Ji, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova janë partnerë strategjikë dhe sipas tij SHBA-ja e kanë përkrahur Kosovën prej fillimit në zhvillimin e saj si shtet i pavarur e sovran.

Ji në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se fillimi i armatës është çështje praktike.

“Para së gjithash, përfshin trupa, pajisje, trajnime. Kërkon mbështetje nga aleatët, nga aleatët e ardhshëm e që shpresojmë se Kosova do të jetë në NATO një ditë. Pra, duhet të ketë bashkërenditje ndërmjet autoriteteve ushtarake. Po ashtu, ky është hap i rëndësishëm politik sepse ka pasur një marrëveshje ndërmjet qeverisë së Kosovës, ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë të Kosovës se do të ketë proces të konsultimeve, do të ketë proces të bashkërenditjes së të gjitha elementeve, të hapave politikë dhe ushtarakë. Deri tash, kjo bashkërenditje nuk ka qenë e mjaftueshme. Pra, dëshirojmë që qeveria të bëjë një hap prapa dhe ta heqë ligjin nga tavolina ashtu që të ketë bashkërenditje të duhur dhe hapat e tjerë përkatës”, ka thënë ai.

Ji në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, e cila sipas tij është mirë dhe duhet të miratohet.

Ai ka thënë se nëse udhëheqësit, qoftë në Kosovë, apo kudo në rajon dhe botë thjeshtë mbajnë zgjedhje të parakohshme kurdo që u dalin vështirësi në përpjekjet për të zgjidhur problemet, atëherë sipas tij nuk do të ketë përparim

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *