Home / Kryesoret / Kafshime nga qent çdo ditë e më shumë në Negotinë qeni kafshon një fëmijë, ka dy plagë në kokë!

Kafshime nga qent çdo ditë e më shumë në Negotinë qeni kafshon një fëmijë, ka dy plagë në kokë!

Kafshimi i qenve është bërë problematik për qytetarët e Maqedonisë. . Pas dy rasteve në Kërçovë ku qentë kafshuan një grua dhe një fëmijë, i cili vdiq pas disa ditëve si pasojë e plagëve të marra, edhe në Negotinë është kafshuar një fëmijë katërvjeçar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Bëhet fjalë për katër plagë që janë marrë nga kafshimi. Dy plagë ka në pjesën e pasme të kokës ndërsa dy tjera i ka në pjesën e majtë të shpatullës dhe një në këmbën e majtë. Pacienti nuk është në rrezik jete por është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm në spital” thotë kirurgu Dano Kulev.

Institucionet ende nuk reagojnë ndaj rrezikshmërisë së kafshimeve të qenve, edhe pse gjatë javës së kaluar ndërroi jetë një fëmijë katërvjeçar nga Kërçova.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *