Home / Kryesoret / Kallaçi: Beg Rizaj është dorëzuar, Mirsad Ndrecajn e kam parë në stacionin policor në Kisella Vodë

Kallaçi: Beg Rizaj është dorëzuar, Mirsad Ndrecajn e kam parë në stacionin policor në Kisella Vodë

Në seancën gjyqësore për rastin “Kumanova” ka dëshmuar i akuzuari Shefqet Kallaçi i cili sikur edhe anëtarët e tjetër të grupit tha se kishte ardhur në Maqedoni për shkak të pakënaqësive të shqiptarëve nga moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Në Kumanovë tha se ka ardhur me 5 maj i ftuar nga Xhafer Zymberi.

”Me 8 maj është dashur të largohemi, Mirsadi i ka bërë presion grupit që ka qenë në Hotel të vijë në Lagjen e Trimave. Mirsadi na tha se do të qëndrojmë edhe një javë dhe se ai i di arsyet për këtë. Me 9 maj unë kam qenë roje, kam parë vetura të dyshimta, e kam njoftuar edhe Mirsad Ndrecajn, por ai me tha të qëndroj i qetë pasi që ka çdo gjë nën kontroll” – dëshmoi i akuzuar Shefqet Kallaçi.

Sipas Alsat-M, Kallaçi ka deklaruar se mbi shtëpinë ku kanë qëndruar vazhdimisht ka inçizuar një dron nga i cili sipas tij mundet të nxirret shumë dëshmi mbi ngjarjet në Kumanovë. Ai tha se Beg Rizjan e ka parë duke u dorëzuar, ndërkohë Mirsadin e di se ka qenë prezent në stacionin policor të Kisella Vodës.

”Grupi ka dashur që të dorëzohet nga orët e hershme të mëngjesit nga ora dhjetë , por armëpushimi nuk është plotësuar nga ana e ministrisë së punëve të brendshme, këtu u konstatua që në stacionin policor Kisella Vodë ka qenë prezent edhe Mirsad Ndrecaj, këtë e dëshmoj Shefketi pasi që ka dëgjuar një të akuzuar e ka identifikuar të njëjtin te njësisë policore të ndjerin Mirsad Ndrecaj” – deklaroi avokati Naser Raufi.

Sipas Kafixhollit në bisedat e publikuara janë fshirë biseda mes zyrtarëve të Maqedonisë dhe përfaqësuesve të OSBE-së, por edhe zyrtarëve shqiptarë në të cilat është biseduar për armëpushimin, largimin e civilëve dhe çështje tjera.

”Nuk ekzistojnë bisedat me Sasho Mihajllkovin, Gordana Jankullovën dhe Mitko Çavkovin bisedat e Artan Grubit, Ali Ahmetit dhe të OSBE-së janë prezantuar pjesërisht. Në këto biseda janë prera pjesët ku grupi ka kërkuar që të ketë armëpushim, që të largohen civilët, dorëzimi me kusht dhe pjesë të bisedave me OSBE-në ku kanë biseduar me Ministrinë e Punëve të Brendshme” – dëshmoi i akuzuar Shefqet Kallaçii

Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës është caktuar për me 13 mars ku pritet që të dëshmojnë Hajrush Avdija dhe Betim Kabashi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *