Home / Kryesoret / Kaluan kamionin me 8 ton kanabis pa asnjë kontroll, arrestohen 4 policë të kufirit

Kaluan kamionin me 8 ton kanabis pa asnjë kontroll, arrestohen 4 policë të kufirit

Katër punonjës të policisë në kufirin e Qafë Thanës janë arrëstuar pas urdhrit të prokurorisë për krime të rënda me dyshimjn se janë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani ka dyshime se policët janë të përfshirë në trafikimin drejt Italisë së 8 ton kanabis, ngjarje e ndodhur më shkurt 2017.

Gjykata për krime të rënda dha në mungesë ndaj tyre masën e sigurisë të arrestit me burg të cilat u ekzekutuan këtë mbrëmje nga policia duke vënë në pranga 4 efektivët e Fierit.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion maqedonas dhe akuza e prokurorisë është se policët e kufirit kanë krijuar lehtësi që kamioni të kalojë kufirin pa kryer kontrolle në Qafë Thanë.

Të arrëstuarit:

Clirim Pepa, përgjegjës turni.

Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje.

Lirim Halili, kontrollor tek kabina në hyrje

Syrja Terziu, kontrollor në hyrje/ Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *