Home / Lajme / Botë / Kapen 16 tonë kokainë në një port, vlera e tyre marramendëse (FOTO/VIDEO)

Kapen 16 tonë kokainë në një port, vlera e tyre marramendëse (FOTO/VIDEO)

Zyrtarë të rojës bregdetare të SHBA kanë publikuar rezultatet e një operacion anti-drogë të shtrirë në një periudhë 26-ditore në një port të Floridës, ku u kapën 16 tonë kokainë.

Vlera e drogës së kapur llogaritet  420 milionë dollarë, ndërsa vlera e tregut në rrugë shkon mbi 1 miliard dollarë.

Misioni pothuajse një muaj i gjatë në ujërat ndërkombëtarë të Paqësorit Lindor, i cili u krye nga Roja Bregdetare dhe partnerë kanadezë e të agjencive të tjera, përfshiu 17 interceptime anijesh që dyshoheshin se trafikonin drogë gjatë Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Kateri “James” i Rojës Bregdetare amerikane dhe njësi ajrore HITRON (Helicopter Interdiction Tactical Squadron – Skuadroni Taktik i Helikopterëve për Parandalimin) ishin përgjegjës për pesë interceptime droge, me peshë të përbashkët 5.19 tonë kokainë. Kateri i ri “James” mban në bord një helikopter dhe barka që mund të dalin me shpejtësi në ujë.

“Jam jashtëzakonisht krenar për ekipazhin e Katerit “James” të Rojës Bregdetare dhe të detashmentit HITRON for këtë patrullim inaugural tepër të suksesshëm”, tha nën-Admirali Karl Schultz, komandant i Rojës Bregdetare të Atlantikut. “Prezenca jonë e vazhdueshme në zonat e trafikut të drogës na jep mundësi të kapim sasi të mëdha droge në det e të parandalojmë ngarkesat ilegale të rrjeteve kriminale që të arrijnë brigjet e Amerikës Qendrore e prej andej të shkojnë në SHBA në rrugë tokësore”.

Gjatë misionit u ndaluan shtatë anije dhe u arrestuan të paktën 30 trafikantë.

Kapiteni i Rojës Bregdetare Mark Fedor vuri në dukje rreziqet e përballura gjatë misionit.

“Trafikantët që lundrojnë përmes Karaibeve apo në Paqësor nuk mbartin thjesht kokainë. Ata shpërndajnë dhunë, korrupsion dhe destabilitet në çdo pjesë të botës”, tha Fedor.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *