Home / Lajme / Rajon / Kapet 36 vjeçari me 300 mijë euro në makinë, “bossi” i kokainës (Emri+Foto)

Kapet 36 vjeçari me 300 mijë euro në makinë, “bossi” i kokainës (Emri+Foto)

Policia italiane ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi është kapur me 25 kg drogë, mes tyre heroinë dhe kokainë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në pranga ka rënë shqiptari Orges Grembi.

Sipas mediave italiane ai është arrestuar në Torino, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Alfa, u zbuluan dhe sekuestruan 20 kg marijuanë, 2 kg heroinë, 3 kokainë dhe 2 kg substancë të tjera drogë të pastër.

Nga hetimet e kryera rezulton se shqiptari, me precedentë të mëparshëm penal, është ‘koka’ e një grupi trafiku droge.

Po ashtu raportohet se vlera e drogës nëse do të dilte në treg shkonte në 300 mijë euro, ndërsa ajo ishte bërë gati për shitje. 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *