Home / Lajme / Kronika e zezë / Kapet marihuanë në Reçicë të Vogël

Kapet marihuanë në Reçicë të Vogël

Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë, kohëve të fundit është duke zhvilluar një betejë ndaj personave që meren me tregëtinë e drogës në rajonin e Tetovës dhe më gjërë. Gjatë javës që po e lëmë janë realizuar disa aksione në vende të ndryshme kundër narkodilerëve të Tetovës. Aksioni më i ri është zhvilluar një në shtëpinë e 33 vjeçarit nga Reçica e vogël, të shtunën pasdite dhe i njejti aksion është realizuar me urdhëresë gjyqësore. Me këtë rast, sipas zëdhënësit të Policisë së Tetovës Marjan Josifovski, është konfiskuar sasi e madhe e Marihuanës dhe tablet ekstaze.

“Ndërsa në katin përdhesë të shtëpisë është gjetur një qese me një materie të panjohur me siguri Mariuhanë sasia e së cilës në mënyrë shtesë do të vërtetohet,ndërkaq në një vitrinë është gjetur një peshore digjitale me mbetje të gjelbërta të Mariuhanës në të njejtën. Në të njëjtën kohë në tre qese më të vogla të mbështjellura janë gjetur gjithsejt 131 tableta ekstazi me forma dhe madhësi të ndryshme. Gjësendet e gjetura pas këtij kontrolli policorë janë marrë me vërtetim për procedurë të mëtejshme përderisa 33 vjeçari L.C është dërguar në stacionin policorë në Tetovë nga ku pas kryerjes së bisedës është lënë i lirë. Pas zbardhjes së të gjitha detajeve që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe në bashkëpunim me prokurorin publik kundër L.C do të pasojë padi adekuate në procedurë të rregullt”, informoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marijan Josifovski, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *