Home / Kryesoret / Karakteristikat interesante të fëmijëve binjakë

Karakteristikat interesante të fëmijëve binjakë

Shumë nëna të reja i duan të kenë fëmijë binjakë. Disa prej tyre madje përdorin fjalën e fundit të shëndetësisë, në mënyrë që të bëjnë të mundur të lindin binjakë.

Meqë binjakët janë shtuar në masë, le të ndalemi në disa fakte interesante për ta:

• Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash :

Kur binjakët formohen kanë të njëjtat gjurmë gishtash, por kjo gjë ndryshon gjatë javës së gjashtë deri në javën e trembëdhjetë të shtatzënisë. Në këtë periudhë, ata lëvizin në barkun e nënës dhe prekin qesen amniotike dhe në pëllëmbët e tyre formohen vija unike.

• Binjakët identikë nuk kanë gjithmonë të njëjtat gjene :

Edhe pse ata vijnë nga një vezë e fekonduar që përmban të njëjtin set gjenetik, binjakët të kenë dallime serioze në përbërjen e tyre gjenetike.

• Binjakët mund të kenë baballarë të ndryshëm :

Në vitin 2009, Mia Washington lindi binjakë që kishin baballarë të ndryshëm, gjë që mendohet se ndodh 1 herë në 1 milionë raste. Kjo mund të ndodhë nëse nëna kryen marrëdhënies seksuale me dy burra të ndryshme brenda 5 ditëve.

• 45% e binjakëve kanë gjuhën e tyre :

Kjo quhet gjuhë autonome. Kërkuesit besojnë se foshnjat binjake e përdorin njëri-tjetrin si model për zhvillimin e gjuhës, kur mungon ndonjë i rritur si model. Kjo gjuhë përbëhet nga fjalë të përmbysura dhe shprehje onomatopeike. Ajo formohet kur foshnjat po mësojnë sesi të flasin gjuhën e vërtetë bashkë me njëri tjetrin. Gjuha e tyre zhduket para fëmijërisë, pasi fëmija e ka mësuar gjuhën standard.

• Imazhi i pasqyruar i binjakëve identikë ka tipare jo-simetrike :

Rreth 25 përqind e binjakëve identikë zhvillohen duke parë njëri-tjetrin, që do të thotë se bëhen reflektim i njëri-tjetrit. Ata mund të përdorin dorën e djathtë dhe të majtë, të kenë të njëjtat shenja lindjeje në pjesë të kundërta të trupit ose të kenë kaçurrela që përdridhen në anë të kundërta. Kjo ndodh kur binjakët ndahen nga një vezë e fekonduar më tepër se një javë pas konceptimit.

• Binjakët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në uterus :

Kërkuesit kanë studiuar video 3D të binjakëve në uterusin e nënës. 14 javë pas krijimit, binjakët kërkonin për njëri-tjetrin. Brenda 18 javëve ata preknin njëri tjetrin, më shpesh sesa preknin trupat e tyre. Ata bënin gjeste të ndryshme dhe ishin të kujdesshëm ndaj zonës delikate të syve.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *