Home / Kryesoret / “Karnevalet Ilire” në Bozovcë të Malësisë së Tetovës

“Karnevalet Ilire” në Bozovcë të Malësisë së Tetovës

Në Bozovcë të Tetovës u zhvillua manifestimi tradicional “Karnavalet Ilire”, në shenjë të përfundimit të dimrit dhe fillimit të stinës së verës, në bazë të traditës së vjetër pagane ilire.

Para të pranishmëve parakaluan dhjetëra banorë të malësisë me maska dhe veshje karakteristike. Ajo që e bën të veçantë këtë vit janë tre nuset, që u bënë pjesë e performancave të karnevaleve.

“Ky është viti i nëntë i karnavaleve, që siç thonë mbajti gjallë traditën dhe zakonet e popullit tonë. Këto karnevale filluan të organizohen pas një periudhe të gjatë ndërprerje nga viti 1981 deri në vitin 2009.”, tha Neshat Memedi, Organizator.

“Unë personalisht jam tepër i kënaqur, jam i gëzuar që nëpërmjet të këtij manifestimi e demonstrua lashtësia jonë. Ky është një manifestim i cili  ka të bëjë me vlerat shumë të rëndësishme historike”, tha Miqail Osmani.

Karnavalet janë një formë tradicionale e festimit tek shqiptarët kalimin nga një stinë në tjetrën, e veçanta e karnavaleve ilire të Sharrit, sipas tyre është mënyra origjinale e organizimit që nuk ka kurrfarë ndikimi apo ngjashmërie me karnavalet që zhvillohen në trevat e tjera shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *